Napoli pëson humbjen e parë, Juventusi me formën më të mirë

5 Janar 2023 | 16:45

Napoli ka pësuar humbjen e parë në kampionatin Italian në javën e 16, ku u mposht nga Interi me rezultat minimal.

Zikaltrit patën më pak raste shënimi, me Napolin që zhvilloi lojën e tij karakteristike, por pa mundur dot të marrë pikë. Heroi i milanezëve ishte Dzeko, i cili ktheu në gol krosimin e Di Marcos.

Fitore regjistroi dhe Juventusi në përballjen me Cremonesen, ndërsa goli i vetëm u shënua nga Milik. Bardhezinjtë vijojnë ecurinë e mirë, duke u ngjitur në vendin e tretë të tabelës së klasifikimit. Milani i Stefano Piolit e nisi mbarë vitin 2023 me një Leao në superformë që shënoi edhe ndaj Salernitanës. Kuqezinjtë fituan 1-2, ndërkohë goli i dytë erdhi nga mesfushori Tonali.

Goli i Pelegrinit i mjaftoi Romës të dilte me kokën lart nga Olimpiko duke mposhtur Bolonjan, teksa rikthehet tek fitorja pas 2 barazimesh radhazi. Kampionati Italian vijon të udhëhiqet nga Napoli, teksa pas tij vijnë Milani, Juventusi dhe Interi. Sa i përket listës së golashënuesve në krye qëndron Osimhen, më pas Nzola, Arnautovic dhe Leao.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026