U zhdukën para gjashtë ditësh, gjenden të pajetë dy të rinjtë në Malësi të Madhe
Gjenden dy trupat e pajetë të Vilson Çotajt dhe Klement Pepajt, të cilët u zhdukën pa lënë gjurmë rreth gjashtë ditë më parë. Euronews Albania mëson se trupat e dy të rinjve janë gjetur në një nga malet e Kastratit në Malësi të Madhe.
Gazetari i Euronews Albania, Teodor Gjerga, raporton se terreni ku janë gjetur të pajetë dy të rinjtë është i thyer, ndërsa shtoi se ende nuk është bërë tërheqja e trupave.
“Zona është tejet e thyer, dhe nuk është bërë e mundur që trupat të tërhiqen. Pritet të mbërrijnë ambulancat për të marrë trupat e pajetë”, tha ai.
Deri tani Policia e qarkut Shkodër ka lëshuar një fletë-arresti për Danjel Pepën, i cili dyshohet të jetë personi, që ka kryer ekzekutimin e dy të rinjve.
“Për momentin është i vetmi i dyshuar si vrasësi i këtyre personave. Policia ka lëshuar një fletë-arresti ndaj Danjel Pepës, ndërsa është njoftuar pala malazeze për këtë person. Pista e vetme është se ai mund të jetë larguara nëpërmjet malit, ose mund të ndodhet i fshehur në zonë”, shtoi gazetari.
Sipas burimeve paraprake thuhet se mes tyre ka pasur një konflikt për parcelat e drogës, e cila dyshohet se ka përfunduar në përplasje me armë. Policia e Shtetit ka shtuar kontrollet në zonë pasi ngjarja mund të marrë përmasa të tjera, për vetë faktin se familjet e viktimave dha ajo autorit të dyshuar ndodhen afër njëra-tjetrës.
Lexoni gjithashtu:
Zhdukja e tre të rinjve në Malësinë e Madhe, sekuestrohet një makinë
Zhdukja e 3 të rinjve, vijojnë kërkimet nga forcat speciale dhe familjarët në Malësinë e Madhe
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta