Skema e abuzimit në AKBN, si u falsifikua firma e kompanisë amerikane
Zbardhet skema e mashtrimit me dëm 1.5 milionë dollarë në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Firma Feniks Petrolium kishte një marrëveshje paraprake me kompaninë amerikanë për punimet në puset e naftës dhe prej andej kopjoi firmën për të nënshkruar faturat false.
Në dosjen voluminoze të prokurorisë së Tiranës, sqarohet me detaje skema e mashtrimit në agjencinë kombëtare të burimeve natyrore me vlerë totale 1.5 mln dollarë.
Nga hetimet dhe bashkëpunimi me autoritetet amerikane ka rezultuar se Feniks Petrolium kishte kryer një para kontratë me kompaninë (BSES) për të bërë tetë vlerësime rezervuarësh dhe plane biznesi por pa konkretizzuar asgjë.
Pikërisht nga kjo parakontratë rezulton të jetë falsifikuar më pas edhe firma e përfaqësueses së firmës amerikane duke u kopjuar në 8 faturat që iu paraqitën AKBN-së.
Në dosjen e prokurorisë thuhet se më pas edhe zyrtarët e AKBN-së me mos veprimet e tyre kanë legjitimuar skemën për zbulimin e së cilës dështuan edhe 2 inspektorët tatimorë të cilët duhet të ishin filtri i 2-të.
Nga gjashtë të ndaluarit, pesë prej të cilëve në masën “arrest me burg” dhe një në “arrest shtëpie” pritet të dalin të premten para gjykatës për komunikimin e masës së sigurisë ndërsa në kërkim vijojnë të jenë drejtori hidrokarbureve pranë AKBN-së dhe aksioneri Feniks Petrolium, Isuf Berberi.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta