Konfiskim ndërtimeve pa leje, ligji i ri vjen me masa penalizuese

8 Tetor 2020 | 16:40

Ndërtimet që shkelin me mbi 10% lejen e ndërtimit do të konfiskohen nga shteti. Parlamenti ka miratuar një paketë ligjesh që lidhen me sektorin e ndërtimit në vend, për disiplinimin e tyre si dhe për vënien nën kontroll të ndërtimeve pa leje.

Si risi të re ligji ka vendosur detyrimin e ndërtuesve që krahas dokumenteve teknike në fazën e aplikimit për leje ndërtimit, të pajiset edhe me kontratën e sigurimit të objektit. Vendim ky që vjen pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar.

Risi janë edhe masat shtrënguese për personat që shkelin lejet e ndërtimit. Hapi i parë që aplikon ligji është shembja e shtesave në rastet kur konstatohen në fazën e nderimit. Në rastet e shtesave anësore apo shtesë kati, nëse nuk zënë më shumë se 2% të sipërfaqes së objektit, sërish do të shemben.

Ligji parashikon jo vetëm shembjen por edhe konfiskimin e ndërtimeve.  Në rastet kur shtesa anësore apo shtesat e katit, që janë jo më shumë se 2% të sipërfaqes së objektit dhe shembja e tyre cenon qëndrueshmërinë e tij, atëherë ato kalojnë në favor të njësive të qeverisjes vendore apo programeve të strehimit.

Por, kur leja shkelet në mbi 10% të sipërfaes totale të objektet dhe nuk cenon qëndrueshmërinë, atëherë konfiskohet e gjithë godina në favor të autoriteteve shtetërore. Por, ndërtimet pa leje nuk do të shkojnë pa sanksione financiare. Pesë milionë lekë është parashikuar gjoba në rastet e ndërtimeve pa leje brenda zonave të zhvillimeve të kontrolluara, zonave me përparësi turizmin, zonave të mbrojtura dhe pranë monumenteve të kulturës.

Edhe procedura për marrjen e lejeve të ndërtimit parashikon gjoba në rast se shkelet. Dy milionë lekë do të jetë sanksioni në rast se ndërtimi fillon vetëm me lejen e njësive vendore, pa marrë më parë autorizimin e Këshilli Kombëtar i Territorit. Këtyre sanksioneve i shtohet edhe detyrimi për të paguar për shembjet në rastet e parashikuara në ligj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026