Kevin McCarthy zgjidhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së

7 Janar 2023 | 10:20

Kevin McCarthy është zgjidhur Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së.

McCarthy ka fituar detyrën pas 15 raundesh të votimit, pavarësisht se partia e tij ka pasur shumicën në dhomë.

Kryetari i i Dhomës së Përfaqësuesve përcakton agjendën e Dhomës dhe mbikëqyr punën legjislative. Posti është i dyti në radhë për nga rëndësia në presidencë, pas zv. presidentit të SHBA-së.

Pas zgjidhjes, McCarthy ka shkruar në Twitter: “Shpresoj që një gjë të jetë e qartë pas kësaj jave: Unë kurrë nuk do të dorëzohem. Dhe nuk do të dorëzohem kurrë për ju, popullin amerikan”.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden e ka përgëzuar McCarthy-n për fitoren e tij dhe ka theksuar se mezi ka pritur të bashkëpunojë me Partinë Republikane.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026