Arbëresha Loxha: Tre hapa se si Kosova të bindë vendet skeptike të BE-së
Në një intervistë për Euronews Albania, drejtorja e Grupit për Studime Politike dhe Juridike, Arbëresha Loxha foli rreth faktit që pavarësisht plotësimit të kushteve Kosova ngelet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk mund te udhëtojë i lirë.
Pyetur rreth mënyrës se si mund të binden vendet anëtare ajo theksoi se institucionet në Kosovë përveç përmbushjes së kushteve nuk kanë marrë asnjë masë për të bindur vendet anëtare në BE.
Fillimisht ajo përmendi seriozitetin që Kosova duhet të tregojë në mënyrë që të provojë se ka një strukturë të mirëfilltë e cila koordinon, monitoron dhe menaxhon procesin integrues.
Një tjetër ide për atë çfarë mund të bëjë Kosova për bindjen e vendeve skeptike është dhe krijimin e grupeve të punës, që siç tha znj. Loxha është propozuar nga kjo qeveri dhe qeveria e mëparshme e Kosovës.
Së fundmi Arbëresha Loxha përmendi dhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Pyetur rreth uljes së Kosovës në bisedime pa kushte dhe agresivitetit të politikave të Serbisë ajo ra dakord me këtë pjesë duke e konsideruar këtë një gabim shumë të rëndë të qeverisë së Kosovës.
“Konsensusi që bën Kosova nuk është i lidhur me një marrëveshje përfundimtare e cila rezulton në njohjen e Kosovës nga Serbia”,- u shpreh ajo.
Lexoni gjithashtu:
Vjosa Osmani apel të qartë Bashkimit Europian: Kosovës duhet t’i hiqen vizat
Deputetja e AAK: Deklaratat e Varhelyit të pakuptimta, BE i ka hyrë në hak Kosovës
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta