Ksamili ‘Maldviet e Europës’, ‘Le Soir’: Shqipëria, parajsë për të mos u humbur

7 Janar 2023 | 15:30

Bregdeti shqiptarë është rikthyer dhe njëherë në qendër të vëmendjes nga mediat e huaja.

Gazeta belge, “Le Soir” e quan Ksamilin si “Maldivet e Europës” duke ftuar në këtë mënyrë të gjithë pushuesit, sidomos ata belgë.

Në shkrimin dedikuar plazheve më të bukura, thuhet se Shqipëria është një ndër vendet që nuk duhet humbur për t’u eksploruar.

Jo vetëm Ksamili, por në fakt i gjithë bregdeti shqiptar, është cilësuar si një parajsë.

Një sektor në të cilin është ndalur shkrimi i gazetës “Le Soir” është ai i hotelerisë. Me çmime të favorshme dhe një shumëllojshmëri vendesh për t’u vizituar dhe zbuluar, duke filluar që nga brigjet e fshehura si dhe vendet arkeologjike.

Kohët  e fundit vendi ynë ka qenë në fokusin e mediave të huaja. Kjo falë promovimit që i është bërë bregdetit shqiptar në rrjetet sociale, sidomos nga të huajt.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026