Nga Amerika në Lushnjë, e reja tregon eksperiencën e saj në Shqipëri

7 Janar 2023 | 19:57

Whitney ka 7 vite në Shqipëri. Erdhi si vullnetare në Lushnjë, por vendi ynë ja mori zemrën.

Ajo thotë se nuk është përballur me racizëm këtu, përkundrazi, njerëzit impresionoheshin prej saj.

Dashurinë që ka për Shqipërinë, mundohet ta shprehë në çdo formë.

Ka gjetur një familje që në vendin e saj, Amerikën nuk është dhe aq e lehtë.

“Familja është më e fortë se në Amerikë, më e bashkuar dhe shumë e bukur. Kam jetuar në Gorrejë, në fshat dhe luajmë për 4 orë ose 5 orë me të rinjtë dhe ditën tjetër njerëzit thonë o Whitny hajde të fusha. Kjo është pikë e fortë, shumë e bukur, edhe njerëzit shumë zemërbutë”, tregon Whitney.

Midis gjithë këtyre të mirave, nuk ka sesi të mos mungojnë dhe disa gjëra që për të duhen përmirësuar.

“Ka shumë plehra, kjo nuk është mirë. Është vendi yt, pse nuk e mban pastër”, apelon ajo.

Teksa bisedojmë na tregon se nuk është në planet e saj të largohet nga Shqipëria.

“Unë nuk kam shumë para, s’ka nevojë për shumë para këtu. Këtu ka ushqim të mirë për pak lekë”,  thotë Whitney.

Ndryshe nga të rinjtë shqiptarë, Whitney ka arritur të gjejnë më të mirën e Shqipërisë.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026