Ministrja Haradinaj-Stublla pret homologun grek Dendias: Vizita e tij ngjarje e veçantë për Kosovën
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, priti paraditen e së premtes homologun e saj grek Nikos Dendias në aeroportin e Prishtinës.
Ajo e konsideroi vizitën e tij “ngjarje të veçantë për Kosovën” pasi “Greqia ka vënë standard të lartë të konstruktivitetit politik”.
“Sot pata kënaqësinë të pres ministrin Dendias, për të diskutuar më vonë gjithë gamën e bashkëpunimit tonv bilateral dhe për të shkëmbyer idetë tona se si t’i thellojmë më tej marrëdhëniet tona në fushat e interesit të ndërsjellë. Me Greqinë na lidh edhe miqësia e përbashkët me SHBA-në, dhe është element i jashtëzakonshëm në ndërtimin dhe konsolidimin e themeleve të forta të marrëdhënieve tona.
Vizita e ministrit grek në Prishtinë merr rëndësi të veçantë pasi Greqia është ndër pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Më parë Prishtinën e kanë vizituar ministrat e Jashtëm Nikos Kotzias dhe Theodora Bakoyannis.
Vizita e Dendias ndodh pas një seri vizitash të larta mes udhëheqësve shqiptarë në Turqi.
Lexoni gjithashtu:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta