Vrasja e 2 të rinjve në Malësi, ish-zv.drejtori i Krimeve: Policia dinte gjithçka, por kishte frikë të vepronte

9 Tetor 2020 | 10:23

Gëzim Ngjeçi, ish-zëvendësdrejtor për hetimin e krimeve në policinë e shtetit, tha për Euronews Albania se vrasja e dy të rinjve për parcelat e drogës në Malësi të Madhe ishte fundi tragjik i paralajmëruar i një ngjarjeje kriminale.

Sipas tij, policia ka pasur informacione për vrasjen e dy të rinjve, pasi ngjarja është zbuluar më parë nga fshatarët e zonës, por nuk ka vepruar nga frika.

Ish-drejtuesi i policisë tha se në kultivimin e kanabis sativa janë të implikuar drejtues të lartë të policisë dhe të shtetit, çka bën që shërbimet e policive lokale të tërhiqen në raportimin e këtij fenomeni.

“Është krejt e vërtetë që policia ka dijeni për 99 për qind të rasteve, por e ka të pamundur të veprojë për shkak të implikimit të shtetit. Një gjë është e ditur, kjo është raportuar si një ngjarje e zbuluar nga fshatarët, por policia ka frikë. Policët vendorë nuk kanë informuar se kanë pasur frikë.

Frika ka pushtuar të gjitha shërbimet e policisë nga pamundësia për ta luftuar këtë fenomen.

Si ka mundësi që 5 ditë policia e shtetit nuk arriti tek parcelat e drogës, edhe pas dëshmive të banorëve se ata mund të jenë vrarë”, tha ish-drejtuesi i policisë.

Z. Ngjeçi tha se vitet elektorale kanë qenë gjithmonë të vështira për policinë e shtet, siç është edhe ky vit, ndërsa shtoi se prej vitesh tashmë objekti i policisë së shtetit ka humbur në drejtim të ndërtimeve pa leje, energjisë elektrike etj., çka ka bërë që policia ta humbë sensin pse është krijuar.

 

Lexoni gjithashtu:

U zhdukën para gjashtë ditësh, gjenden të pajetë dy të rinjtë në Malësi të Madhe

Vrasja e dy të rinjve në Malësi të Madhe, arrestohet babai i autorit të ngjarjes

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026