Gazetari i Euronews Albania, Renaldo Salianji tregon vështirësitë që po përballin naftëtarët e Ballshit

9 Tetor 2020 | 10:33

Gazetari i Euronews Albania, Renaldo Salianji analizoi gjatë edicionit të Euronews Now me Bruna Çifligun situatën me të cilën përballen naftëtarët e rafinerisë së Ballshit, të cilët prej rreth dy javësh janë në grevë urie për pagat e pa-marra.

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj, pati të enjten probleme me shëndetin. Salianji tha se ai vuan nga zemra dhe pati ndërlikime gjatë natës. Për këtë u dërgua në spitalin e Ballshit ku ka marrë mjekim.

“Megjithëse mjekët i kërkuan që ai ta ndërpriste grevën, ai i është rikthyer asaj sot [të premten],” – u shpreh gazetari i Euronews Albania teksa kujtoi se shumica e grevistëve kanë probleme me shëndetin duke qenë se kanë dhjetëra vite që punojnë në një mjedis ku ka kimikate të rënda të rafinerisë.

Prej të paktën 12 ditësh dhjetëra punëtorë të rafinerisë kërkojnë pagat e pa-paguara.

Kompania e fundit që administronte rafinerinë, ka shpallur falimentin dhe nuk ka paguar punonjësit.

Naftëtarët ngarkojnë me përgjegjësi qeverinë për faktin se kjo e fundit e prezantoi me garanci këtë kompani për vijimin e punës dhe shlyerjen e pagave.

“Naftëtarët kanë fituar dhe gjyq për pagat, megjithatë përmbarimin nuk e ekzekuton dot vendimin pasi kompania ka falimentuar dhe asetet e saj i ka sekuestruar banka,” – u shpreh Salianji teksa citoi qëndrimin e qeverisë se çështja i takon të zgjidhet mes privatit dhe punonjësve.

Gazetari i Euronews Albania kujtoi se momentalisht naftëtarët e riorganizuar në një sindikatë të re, e kryesuar nga punonjësi Sokol Dautaj, nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët me sindikatën e mëparshme e cila pati fituar gjyqet për pagat dhe ka të gjitha dokumentet.

 

Lexoni gjithashtu:

Ngujimi i naftëtarëve, Bozdo: Askush nuk e vuri ujin në zjarr, qiramarrësit janë persona të ngushtë me qeverinë

Situatë e “trishtë” në Ballsh, naftëtarët thirrje të qartë kryeministrit Edi Rama

Vendimi ekstrem i naftëtarëve, kyçen brenda, refuzojnë ujin e pijshëm dhe asistencën mjekësore

Greva e naftëtarëve, Agron Kapllanaj: Shteti mund ta zgjidhë situatën brenda një dite

Si u grabit ARMO! Një histori kolapsi, borxhesh e protestash për uzinën e naftës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026