Kartat e identitetit në shkolla, Nriçim Mehmeti: Gjithçka po bëhet për qëllime elektorale
Në një intervistë për Euronews Albania, Ndriçim Mehmeti, pedagog dhe ekspert arsimi foli rreth mbledhjes së kartave të identitetit për zëvendësimin e librave të vjetër me të rinj duke i adresuar kësaj çështje dy problematika.
“Së pari na deklaruan që deri në klasë të shtatë librat janë falas. Tani pse blihen librat? Janë të papërdorshëm? Kur u konstatua që janë të papërdorshëm?”,- u shpreh Mehmeti.
Ai solli në vëmendje se përveç kësaj kërkesa për kartën e identitetit si mjet personal identifikimi nga Ministria e Arsimit nuk është e arsyeshme.
Ndriçim Mehmeti tha se kjo gjë është bërë dhe një herë tjetër në kohën kur Ministre Arsimi ishte znj. Nikolla dhe po bëhet përsëri vetëm për qëllime elektorale.
“Prindërit i kanë dorëzuar (kartat) për të keqen e vet”,- tha eksperti i arsimit teksa apeloi se prindërit duhet të refuzojnë t’i japin kartat.
Së fundmi Mehmeti theksoi se prokuroria duhet të hapë një hetim për rastin.
Pyetur se çfarë do të ndodhë nëse prokuroria nuk e hap hetimin ai lajmëroi se kjo gjë do të bëhet nga vetë ata ndërkohë që nënvizoi dhe faktin se Partia Demokratike po mbledh të gjitha rastet, duke vënë në dukje se rasti i Elbasanit nuk është i vetmi.
“Duam sa më shumë prova që t’i çojmë në mënyrë që të ketë lëndë prokuroria që nesër të mos thotë unë nuk kam element të veprës penale”,- përfundoi Mehmeti.
Lexoni gjithashtu:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta