Protestë në Shtërpcë pas plagosjes së dy të rinjve serbë
Serbët kanë nisur një protestë në Shtërpcë, e cila po mbahet para Shtëpisë së Kulturës në këtë komunë të banuar me shumicë serbe.
Policia e Kosovës njoftoi se rruga rajonale Shtërpcë-Prevallë, nga fshati Drajkovc deri në Brezovicë, do të jëtë e mbyllur për qarkullim deri në përfundimin e protestës së paralajmëruar, që nisi në orë n 12:00, shkruan REL.
Protesta u paralajmërua ditën e djeshme nga kryetari i Komunës së Shtërpcës, që është edhe nënkryetar i Listës Serbe, Dalibor Jevtiç, pas plagosjes së dy të rinjve serbë në këtë komunë.
Më 6 janar Policia e Kosovës njoftoi se dy persona, njëri rreth 11-vjeçar dhe tjetri rreth 21-vjeçar, janë plagosur me armë zjarri, në fshatin Drajkovc të komunës së Shtërpcës.
Sipas njoftimit, ndaj tyre është shtënë me armë zjarri nga të dyshuar, të cilët ishin me një automjet të udhëtarëve në lëvizje, që po qarkullonte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt.
Lidhur me rastin, policia ka identifikuar e më pas ka arrestuar të dyshuarin me inicialet A.K. i moshës 33-vjeçare.
LEXONI GJITHASHTU
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta