Mijëra izraelitë protestojnë kundër qeverisë së re të Benjamin Netanyahut
Mijëra izraelitë dolën në rrugë për të protestuar kundër qeverisë së re të kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Protestuesit në Tel Aviv mbanin në duar pankarta ku lexohej “Demokracia në rrezik” dhe “Së bashku kundër fashizmit . Protestuesit bënë thirrje për paqe dhe bashkëjetesë midis hebrenjve dhe banorëve palestinezë të vendit.
Pas fitores në zgjedhjet e 1 nëntorit, Netanyahu mori detyrën në fund të muajit të kaluar. Ai është në krye të një koalicioni të përbërë me partitë hebreje të ekstremit të djathtë dhe ultra-ortodoksë.
Mes zyrtarëve të lartë është një politikan që në fund të vitit të kaluar pranoi evazionin fiskal dhe një grup personalitetesh të së djathtës ekstreme, duke përfshirë një politikan që dikur në shtëpi mbante portretin e një njeriu që masakroi shumë besimtarë palestinezë.
Kritikët akuzuan qeverinë se i shpall luftë sistemit ligjor, duke thënë se plani do të përmbysë sistemin e kontrolleve dhe ekuilibrave të Izraelit dhe do të minojë institucionet demokratike duke i dhënë pushtet absolut koalicionit të ri qeverisës.
Netanyahu, 73 vjeç, i cili ende vijon betejat në gjykatë për akuzat për korrupsion , është kryeministri më jetëgjatë në pushtet në historinë izraelite, duke udhëhequr vendin nga 1996-1999 dhe 2009-2021
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq