​VV-ja për 100 ditëshin e qeverisë së re: Vendime skandaloze, Hoti të japë dorëheqjen

9 Tetor 2020 | 12:45

Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar si “skandaloze” qeverisjen e kryeministrit Avdullah Hoti. Në seancën plenare ku kreu i qeverisë po raportonte për punën e tij 100 ditëshe, shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Rexhep Selimi kërkoi dorëheqjen e Hotit, ndërsa bëri thirrje që të përkrahen iniciativa për mosbesimin e qeverisë Hoti.

Selimi u shpreh se qeveria Hoti raportet e vetme të mira i ka me Serbinë,  ndërkohë shtoi se korrupsioni ka lulëzuar gjatë këtyre ditëve.

 “Zotëri Hoti veç një shërbim mund t’ia bëni Kosovës në këtë 100 ditësh; të jepni dorëheqje. Zgjedhjet e reja janë të domosdoshme, por po duket që janë të pashmangshme. Jep dorëheqje Avdullah, ktheja qytetarëve atë që iu more”, tha ai.

Ai në foltoren e kuvendit, tha se qeveria Hoti u votua me mbështetje të Listës Serbe dhe vota të

“ Vendimet katastrofike dhe skandaloze të kësaj qeverie në zyrën e kryeministrit, duke nisur nga vendimi i parë për heqje të reciprocitetit dhe deri të rikthimi i bordeve për kapje të shtetit. Qeveria Hoti u formua me vota që përfunduan në arrti dhe tani në burg e po vazhdon traditën e mëhershme për mbështetje të votave të Listës Serbe”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, duke folur për menaxhimin e pandemisë tha se fillimisht është kritikuar, por falë masave të duhura shtoi ai, Kosova sot është kthyer në shembull për vendet e rajonit dhe më gjerë.

“Për këtë pandemi jemi sharë shumë, sidomos në këtë Kuvend, por sot jemi shembull në rajon dhe më gjerë si menaxhohet kjo situatë. Kosova është hequr nga lista e vendeve të rrezikshme dhe ata persona, që i kanë shtrembëruar të dhënat sot duhet të turpërohen”, tha Avdullah Hoti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026