Kryeministri Rama jep arsyen që “hodhi në erë” koalicionin me LSI-në

9 Tetor 2020 | 15:28

Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste tregoi arsyen që ka çuar në prishjen e koalicionit  me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Duke e cilësuar LSI-në si “një organizatë hakmarrëse”, Rama u shpreh se arsyeja që hodhi në erë koalicionin me LSI-në ka qenë reforma në drejtësi.

Ai tha se Lëvizja Socialiste për Integrim ka shfrytëzuar momente e dobëta të dy partive kryesore, ndërsa shtoi se kjo qasje e ka ndihmuar atë të rritet ndër vite.

“Bomba që hodhi në erë koalicioni me LSI, ishte reforma në drejtësi. LSI është krijuar për të marrë sa më shumë pushtet duke marrë peng njërin nga dy të mëdhenjtë. Është krijuar për këtë, ka lindur si një forcë hakmarrëse. Ka përfituar nga degradimi i PS, ka përfituar nga një boshllëk i krijuar nga vetë radhët e PS, ka përfituar nga pakënaqësitë e krijuar nga vetë PS-ja dhe është rritur në kurriz të PS dhe PD. LSI është e krijuar për këtë, është një organizate që funksionon vetëm me këtë parim, njësoj si qelizat e kancerit”, tha ai.

Sipas kryeministrit, beteja kryesore e Partisë Socialiste nuk është me partitë e tjera, por me shqetësimet dhe hallet e njerëzve. Ai u shpreh se çdo anëtar i PS-së do të ketë mundësi të vlerësojë deputetët e selisë rozë, me qëllim që ky proces të filtrojë emrat më të mirë.

‘Këto zgjedhje nuk janë përballje me ato që kemi mbrapa, por me shqetësimet e thella të njerëzve, dhe me ato pasiguri për të ardhmen, që sot janë krijuar edhe si rezultat i një ndryshimi në vendin ku njerëzit jetojnë dhe mënyrën e jetesës. Ne do t’u japim anëtarëve të partisë mundësinë të vlerësojnë deputetët në tre cikle, jo njëherë, por tri herë, dhe sigurisht të shohim që ne i dëgjojmë dhe çdo deputet të përpiqet të ndryshojë vlerësimin”, tha Rama.

Lexoni gjithashtu: 

Asambleja e PS, Rama: Na duhet mandati i tretë jo për vete, por për Shqipërinë

Me cilën parti do bëjë aleancë? Rama tregon vendimin e Partisë Socialiste

Rama: Luli çun i mirë, por se merr kush në telefon natën

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026