“Vrava 25 talebanë”/ Afganët kërkojnë dënimin e Prince Harryt

9 Janar 2023 | 15:08

Afganët kanë bërë thirrje që Princi Harry të përballet me ndjekjen penale për vrasjen e 25 talebanëve gjatë kohës që ishte pjesë e ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar në Afganistan.

Mes personave që kërkuan gjykimin e Harryt ishte dhe Mullah Abdullah, i afërm i viktimave të vrarë gjatë sulmeve ajrore në vitin 2011.

Ai tha se humbi nëntë të afërm kur shtëpia e tij u godit nga një sulm ajror ndërsa ishte në treg në fshatin Yakhchal në rrethin Nahr-E-Saraj.

Ai i tha agjencisë së lajmeve AP nga varri i babait të tij të vdekur, i cili ishte në mesin e të vrarëve:

“Ne i kërkojmë komunitetit ndërkombëtar që ta gjykojë këtë person (Princ Harryn) dhe ne duhet të marrim kompensim për humbjet tona. Ne humbëm shtëpinë, jetën tonë dhe anëtarët e familjes, humbëm jetesën dhe gjithashtu njerëzit tanë të dashur”, tha Abdullah në një intervistë të dhënë për agjencinë e lajmeve AP nga varri i babai të tij të vdekur.

Ellwood, një mbështetës i lartë dhe kryetar i Komitetit të Mbrojtjes së Commons, tha se zbulimi i krimeve në kujtimet e Harry ishte “i pamenduar”.

Kujtojmë se në librin e tij të shumëpritur, “Spare”, Harry zbuloi se vrau 25 talebanë, duke shtuar se nuk i mendonte ata si “njerëz”, por si gure shahu që duhen hequr nga tabela.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026