Schumacher i ri nuk debuton, moti anulon provat e para në Gjermani

10 Tetor 2020 | 10:41

Duhet të presim ende për të parë një Schumacher të garojë në pistën e Formula 1. Koha e keqe në Gjermani i ka mohuar debutimin në provën e parë të Mick Shumaker, djalit të legjendës Majkëll Schumacher. 21-vjeçari duhet të zëvendësojë në makinën e Alfa Romeos Antonio Giovinazzi.

Organizatoret bënë përpjekjet maksimale që provat të zhvilloheshin, por moti i keq e bëri të pamundur që djali i shtatë herë kampionit të Formula 1 të zbriste në pistë, për të regjistruar dhe një herë mbiemrin Shumaker në një provë zyrtare të Formula 1. Debutimi i Mick Schumacher kishte ngjallur interesin e të gjithë mediave në mbarë botën.

Një fundjavë aspak mirë për Formula 1, pasi në skuadrën e Mercedes është zhvilluar rasti i parë me coronavirus dhe dy pilotët Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas duhet të jenë shumë të kujdesshëm për të evituar infektimin, pasi mund të ishte një problem jo i vogël nëse do të humbnin ndonjë prej garave. Hamilton edhe këtë javë do të provojë që të arrijë rekordin e legjendës Majkëll Shumaker me 91 sukses në garat e F1, diçka që nuk mundi ta realizonte në garën e fundit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026