Shefja e sëmundjeve infektive në ISHP Silva Bino shërohet nga Covid-19
Shefja e sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino është shëruar nga Covid-19.
Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë thekson se znj. Silva Bino ka marrë trajtim mjekësor në spitalin Covid-1.
Ajo i ka uruar doktoreshë Silva Binos kthim sa më të shpejtë në krah të kolegëve, ndërsa përgëzoni stafin mjekësor për kujdesin e treguar ndaj shefes së sëmundjeve infektive në ISHP.
“Më gëzoi pa masë lajmi i shërimit të prof. Silva Binos, gruas së fortë dhe profesionistes së rrallë, e cila sapo ka lënë spitalin infektiv, pas dy javësh të vështira nën kujdesin e prof. Najadës dhe kolegëve të saj në spitalin COVID-1. Të presim me padurim”, shkruan ministrja në “Facebook”.
Doktoreshë Silva Bino u shtrua në spital në fund të muajt shtator, ndërsa pas dy javësh trajtim ajo ka lënë ambientet e spitalit “Covid-1″.
Lexoni gjithashtu:
Shefja e Epidemiologjisë në ISHP Silva Bino infektohet nga Covid-19
Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj infektohet nga COVID-19
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta