Pandemia e Covid-19 sjell një sërë çrregullimesh, shtohet nervozizmi tek shqiptarët

10 Tetor 2020 | 17:13

Truri është organi më i sulmuar sot në trupin e njeriut. Në Shqipëri specialistët pohojnë se problemet e shëndetit mendor janë shtuar dhe shkak për këtë është edhe pandemia covid-19.

“Në qoftë se në krahasojmë një vit më parë me vitin që jemi tani edhe për shkak se çfarë po ndodh, patjetër që shifrat të paktën janë trefishuar. Mund të thoja sidomos këtë periudhën e fundit pas tërmetit dhe pandemisë, simptoma që ankohet më shumë është nervoziteti. Simptoma të tjera si rrahjet e shpeshta të zëmrës, vështirësitë në frymëmarrje, ndjenjat e trishtimit, melankolisë”, tha mjekja psikiatre, Arjana Rreli.

Rritja e numrit të personave të cilët vuajnë nga COVID-19 sipas neurokirurgu shqiptar në Madrit, Kita Sallabanda, po shton edhe shifrat e atyre që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.

“Ne po shohim se një muaj apo dy muaj pasi e kanë kaluar Covid-19, këta të sëmurë shprehin sidomos humbjen e memories, koncentrimit, nuk dinë të bëjnë llogaritë, nuk janë të përqendruar, harrojnë shumë shpejt, dhe në krahun tjetër, kemi venë re që janë të axhituar”, tha ai.

Të gjitha këto pasoja të COVID-19 mendohet që do ndikojnë në kualitetin e jetës së këtyre të sëmurëve.

“Këto do të ndikojnë në kapacitetin dhe në kualitetin e jetës së këtyre të sëmurëve, por nuk e dimë se çfarë do të ndodhë pas dy vjetësh. Mendojmë se tek moshat e mëdha nuk do ketë shenja përmirësimi të dukshme, por kjo është për t’u parë”, shtoi ai.

Të gjendur pa asnjë kurim për pas shqetësimet e coronavirus, ekspertët thonë se arma e vetme është bashkëpunimi me psikologët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026