Ministri Zemaj numëron “sukseset” 100 ditore, pandemia vazhdon të mbetet sfidë
Kur Kosova u përball me rastet e para me COVID-19, pati vetëm 82 respiratorë funksionalë në sektorin publik, por tani pas tetë muajve sektori publik ka në dispozicion mbi 300 të tillë.
Institucionet shëndetësore po zotohen se janë duke bërë planin për menaxhimin e situatës në rast të përkeqësimit të gjendjes me pandeminë. Ku sipas tyre, do të jenë në dispozicion rreth 1000 shtretër. Ndërkaq, sa i përket vaksinës anti-COVID, Kosova do të sigurojë donacione për 20 për qind të popullatës.
Në 100 ditëshin e punës së tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se i kanë kushtuar rëndësi kapaciteteve, ku përveç mobilizimit të Klinikës Infektive, janë vënë në dispozicion edhe klinikat tjera, me gjithsej 700 shtretër për COVID-19. Ministri i Shëndetësisë ka folur edhe për procesin mësimor, i cili është duke u zhvilluar në këto rrethana, ku sipas tij duhet të shtohet kujdesi.
Mësimi është duke u zhvilluar në mënyrë të rregullt me kufizimet të cilat i kanë paraparë udhëzuesit dhe protokollet. Kontaktet tona të përditshme me ministrin e Arsimit dhe task-forcën, janë të ndërlidhura edhe me IKShP-në tregojnë që ne mund të ja dalim edhe me këto kohë të vështira. Kujdesi duhet shtuar. Ky lirim nuk duhet të na lejojë të kemi mbivlerësim të vetvetes dhe tejkalim të vëmendjes nga masat të cilat duhet të respektohen. Edhe sot 8300 nxënës iu janë nënshtruar testit të maturës, sapo përfundoi ky sukses i cili u vlerësua i suksesshëm me respektimin e masave anti-COVID-19”, tha ai, raporton Kosova Press.
Zemaj tha se të hënën do të takohet me kryeministrin dhe gjitha inspektoratet, ku do të kërkojnë ndihmën dhe mbështetje sipas ligjeve në fuqi të Policisë së Kosovës.
Sipas tij, çdo lëvizje negative e cila mund të çojë në përkeqësim të gjendjes, do të detyrojë ata të marrin masa kufizuese. Ai ka theksuar se kanë blerë mbi 160 mijë vaksina kundër gripit sezonal, ndërsa 250 mijë të tjera janë në proces të prokurimit.
“20 për qind e vaksinës do të ofrohet nga partnerët ndërkombëtarë (Video) “Sa i përket vaksinës kundër COVID-19, MSh ka komunikuar me Covax dhe po mban kontaktet edhe me OBSh-në dhe me partnerët tjerë ndërkombëtarë për mundësinë me qëllim të sigurimit të vaksinave për të gjithë popullatën. Ku përveç 20 përqindëshit do t’i jepen Kosovës falas nga kjo aleancë, dhe sipas kriterit të ofrimit të vaksinës për të gjitha vendet, përfshirë edhe ato me të ardhura të ulëta”, shtoi ai.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta