Sfida me Kazakistanin, Shqipëria kërkon fitoren në transfertë
Kombëtarja Shqiptare do të ndeshet të dielën me Kazakistanin, sfidë kjo e vlefshme për Grupin 4 të Ligës C në Nations League. Trajneri i kuqezinjve, Edoardo Reja, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes e pranon se pret një rezultat pozitiv në këtë përballje.
“Të gjithë duam të kualifikohemi. Jemi përgatitur fort gjatë kësaj jave, pres një rezultat pozitiv”, tha Reja.
Trajneri italian e pranon se kundërshtari ka cilësi dhe do duhet impenjim maksimal për të marrë pikë të plota.
“Nuk shoh dobësi tek ata, është ekip i organizuar mirë, edhe në mbrojtje. Ka pak pika të dobëta. Kanë 5 mbrojtës dhe 4 mesfushorë dhe është shumë i vështirë t’i çash. Ne do të përpiqemi nga krahët dhe në sulm të shfrytëzojmë rastet tona”, shtoi ai.
Në mungesë të Elseid Hysajt, kapiteni i kuqezinjve do të jetë Etrit Berisha. Gardiani veçon se kundërshtarin e njohin shumë pak, por beson se i kanë marrë masat e duhura për ta përballuar Kazakistanin.
“Këto ditë që kemi pasur mundësi ti shohim në video mund të them se kanë një ekip mjaft të mirë sidomos në fazën e sulmit dhe me siguri jemi munduar që të përgatitim sa më mirë për këtë ndeshje”, u shpreh Berisha.
Për Berishën, Shqipëria është favoritja e padiskutueshëm në grup për të zënë vendin e parë.
“Shqipëria është favorite në këtë grup, si ti marrim lojtarë për lojtarë ose si skuadra jemi më të mirë’, theksoi ai.
Ndeshja mes Kazakistanit dhe Shqipërisë do të luhet në orën 15:00 me orën lokale të vendit tonë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta