Moti i keq ‘pushton’ Kaliforninë, humbin jetën 17 persona
Më shumë se 33 milionë njerëz janë në rrezik nga stuhia vdekjeprurëse që goditi Bregun Perëndimor të SHBA-së, ku rrugët janë shndërruar në lumenj dhe balta ka bllokuar autostradat.
Të mërkurën, autoritetet konfirmuan se 17 persona kanë humbur jetën në Kaliforni si pasojë e motit të keq.
Njerëzit kanë mbetur të bllokuar në ashensorë gjatë ndërprerjeve të energjisë, makinat janë bllokuar dhe një nënë e bijë ishin mes katër personave që ranë në një gropë. Gjithashtu një stacion treni është përmbytur në qëndër të Los Anxhelosit.
Të dhënat nga Poweroutage.us treguan se erërat e forta shkaktuan dëme të mëdha në rrjetin elektrik, me 180,000 shtëpi dhe biznese që kanë mbetur pa energji.
Ekspertët kanë thënë se frekuenca dhe intensiteti në rritje i stuhive të tilla, të shkaktuara nga nxehtësia ekstreme dhe thatësirat, janë simptoma të ndryshimeve klimatike.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta