Jao Felix ‘braktis’ Atletiko Madridin, shkon në Premier League
Joao Felix do të jetë lojtari i Chelsea-t deri në fund të sezonit aktual. Mesfushori 23-vjeçar i cili kërkohet nga disa skuadra nuk është lënë i lirë nga Atletiko e Madridit, e cila ka rënë dakord me londinezët vetëm për huazim, pa të drejtë blerje. Pra, Felix do të luajë për blutë në muajt e mbetur, ndërsa madrilenët përfitojnë 11 mln Euro, ndërsa rroga e portugezit paguhet nga Chelsea.
Po ashtu, marrëveshja e El Colchoneros me yllin luzitan përfshin dhe një vit shtesë në kontratën e tij me spanjollët, nga 2026 në 2027. Felix u bë pjesë e Atletikos së Madridit në vitin 2019, ndërsa në 96 ndeshje ka shënuar 25 gola.
Në anën tjetër, Atletiko ka menduar dhe për zëvendësuesin e tij, teksa sytë janë nga Barcelona. Memfis Depaj pritet që të mbërrijë në Wanda Metropolitano, ndërkohë ka pasur një komunikim mes të dyja skuadrave, por ende nuk ka të reja rreth dakordësisë. Holandezi është aktualisht 28 vjeç, ndërsa po kalon një situatë aspak të mirë me Barcelonën, kështu që i hap rrugë një kalimi tek madrilenët. Që prej kalimit në Kamp Nou, Depaj ka shënuar vetëm 13 gola.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta