Konviktet nën kushtet e COVID: gati për të pritur studentët, më lirë se shtëpitë me qira
Konviktet po bëhen gati për të mirëpritur studentët, të cilët ndryshe nga vitet e tjera do duhet të jetojnë nën kushtet e pandemisë. Po cilat janë masat e marra?
Drejtoresha e rezidencës studentore universitare nr.2 në Tiranë, tregon se shtretërit në dhoma janë të ndara në bazë së hapësirës.
“Ne kemi zbatuar një distancë që është teknike, e përcaktuar nga specialistët teknikë për sipërfaqe… janë dy studentë në një dhomë, që duhet dhoma më e vogël e mini apartamentit dhe 3 studentë në dhomën më të madhe, kanë një tualet të përbashkët”, Zhanina Dapi / drejtoreshë e rezidencës studentore universitare nr.2.
Por si do të veprohet në rast se një student shfaq shenja të COVID-19?
“Njoftohet mjeku, i cili është I predispozuar për të qenë në dispozicion të studentit. Nëse mjeku sugjeron se studenti ka diçka ndryshe nga normale, njoftohet 127 dhe vjen dikush që të marrë tamponin…Në dhomën e vet, pasi aty ka qëndruar derisa ka zbuluar simtomën dhe aty do të qëndrojnë derisa të marrim orientimet e duhura”, sqaron znj. Dapi.
Ndërsa studentët që jetojnë në këto ambiente, duket se janë përshtatur me këtë mënyrë jetese.
“Ka 1 vit që po qëndroj, përveç kohës së karantinës, që qëndroi mbyllur. Kushtet janë shumë të mira, prandaj kam ardhur të jetoj këtu, mundohemi të mbajmë distancën”, thotë një student.
Të njëjtën gjë pohojnë dhe prindërit, të cilët sjellin fëmijët për t’u regjistruar.
Ata tregojnë se shtëpitë me qira janë më shtrenjtë, ndaj për ta konviktet janë zgjidhja e vetme.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta