Dita e 15-të e grevës së urisë, naftëtarët të shqetësuar nga neglizhenca e autoriteteve

12 Tetor 2020 | 05:25

Naftëtarët e Ballshit kanë hyrë sot në ditën e 15-të grevës së urisë. Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e rënduar, teksa gjatë ditës së djeshme, 3 prej tyre janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Ballshit. Pasi kanë marrë ndihmën shëndetësore 3 naftëtarët janë rikthyer sërish në grevë.

Aktualisht në ambientet e ish-qendrës shëndetësore së rafinerisë, ku po zhvillohet greva, janë 10 naftëtarë që janë ngujuar.

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj tha për Euronews Albania ,se përveç gjendjes shëndetësore të rënduar, grevistët i shqetëson neglizhenca e autoriteteve.

Z. Dautaj tha se Këshilli Sindikal do të mbajë sot një mbledhje për të diskutuar mbi përshkallëzimin e protestës.

“Do mblidhen dhe kolegët që janë jashtë. Në mëngjes do mblidhemi aty merren vendimet e duhura. Ajo është pjesa që është në mbështetje të grevës së urisë dhe ata vendosin”, tha ai.

Naftëtarët e Ballshit nisën grevën e dytë të urisë më 28 shtator, por edhe pas 14 ditësh ata ende nuk kanë marrë një zgjidhje nga Qeveria.

 

Lexoni gjithashtu:

‘Puna e tyre tek ARMO ka përfunduar’, avokati Jordan Daci tregon ‘gurin’ e fundit që kanë në dorë naftëtarët

“Të hënën bllokojmë rrugën”, tjetër vendim ekstrem i naftëtarëve në ditën e 13-të të grevës së urisë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026