Transportoi pesë emigrantë në mënyrë të paligjshme, arrestohet 33- vjeçari
Përmes një njoftimi në Facebook Policia e Shtetit bëri me dije se në kuadër të operacionit policor “Perimetri” goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Një shtetas me inicialet S. K., 33 vjeç, banues në Tiranë u kap dhe u arrestua në flagrancë duke transportuar pesë emigrantë të paligjshëm.
Sipas burimeve policore S.K, është kapur nga shërbimet e policisë në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Volkswagen”, 5 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit prej 300 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”,- thuhet në deklaratën e policisë.
Që prej muajit Qershor janë kapur rreth 7500 emigrantë të paligjshëm, kryesisht shtetas sirianë, afganë, marokenë dhe turq. Bashkë me ta, janë arrestuar dhe 85 shtetas shqiptarë të cilët u premtonin dërgimin drejt kryeqytetit në shpërblim të 300-500 eurove. Deri tani vetëm në rolin e ndërlidhësit me shqiptarëve dhe emigrantëve të paligjshëm, është arrestuar vetëm një shtetas afgan.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta