“Le Rolex-in për një Casio”, Shakira sulmon hapur Pique në këngën e re

12 Janar 2023 | 17:45

Shakira së fundmi është ndarë nga Gerard Pique.

Këngëtarja duket se ka goditur futbollistin dhe të dashurën e tij, Clara Chia Marti, në tekstin e këngës së saj të re, përveç bashkëpunimit me Ozunën, që përsëri ishte një dedikim për ish-bashkëshortin.

Ndryshe nga kënga e parë pas ndarjes, ku Shakira dukej e trishtuar dhe duke përjetuar ngjarjet që po i ndodhnin, kjo këngë e re vjen me një version të fortë të këngëtares e cila siç duket është rikuperuar plotësisht nga zhgënjimi dhe tashmë godet jo vetën futbollistin, por dhe të dashurën e tij.

Kënga e publikuar të mërkurën është një bashkëpunim me producentin Bizarrap.

Në tekst thuhet: “shkëmbeve Ferrarin me një Twingo, Rolex-in me një Casio, unë isha e madhe për ty, ndaj je me një si vetja”. Vetë kënga titullohet “Për tipa si ty”.

Për ata që se dinë, Shakira dhe Gerard njoftuan ndarjen e tyre pas 11 vitesh së bashku në qershor të vitit 2022. Ish-çifti kanë së bashku dy djem, Milan dhe Sasha. Që nga ndarja, Gerard është parë disa herë me dashurinë e tij të re Clara.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026