Artistët refuzojnë Botërorin, pas Dua Lipës në Katar nuk shkon as Shakira
Ceremonia e hapjes së Botërorit këtë vit do të zhvillohet në Katar, ndërsa lajm i mediave rozë ka qenë pjesëmarrja e këngëtarëve.
Deri më tani ylli botëror Dua Lipa me origjinë shqiptare dhe Rod Stewart kanë refuzuar të marrin pjesë në ceremoni.
Por duket se hapat e tyre do ndjekë dhe këngëtarja me famë botërore Shakira.
Këngëtarja kolumbiane ka refuzuar ofertën për të performuar në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës që do të zhvillohet këtë të diel në stadiumin Al Bayt para 60 mijë shikuesve.
Artistët që i kanë thënë po Katarit dhe që do të mund t’i shohim të performojnë janë: J. Balvin, Robbie Williams, Jason Derulo, Clean Bandit, Sean Paul, Nora Fatehi, Black Eyed Peas, Jungkook i BTS dhe Nicki Minaj, Maluma. dhe Myriam Fares.
Lipa në një postim që bëri pak ditë më parë në rrjetet sociale tha se ajo nuk do të vizitonte vendin derisa të “përmbushte të gjitha premtimet për të drejtat e njeriut” që kishte bërë kur iu dha e drejta për të pritur turneun në dhjetor 2010.
“Unë nuk do të performoj dhe as kam qenë ndonjëherë i përfshirë në ndonjë negociatë për të performuar. Unë do të brohoras Anglinë nga larg dhe mezi pres të vizitoj Katarin kur të ketë përmbushur të gjitha premtimet për të drejtat e njeriut që bëri kur fitoi të drejtën për të pritur”- tha 27-vjeçarja.
Dua Lipa është aktualisht në Australi për turneun e saj të vazhdueshëm 10-mujor Future Nostalgia, me turne që fillon të hënën e ardhshme.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë