Lëvizja Vetëvendosje kërkon mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Mitrovicës
Lëvizja Vetëvendosje konsideron se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po u mohon qytetarëve të Podujevës dhe atyre në veri të Mitrovicës të drejtën për të votuar. Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje tha se çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve në këto komuna e kanë ngritur për pesë herë radhazi.
“KQZ është pikërisht institucioni kushtetues që duhet ta realizojë të drejtën e qytetarëve për të shprehur vullnetin për votë, KQZ është institucioni që e pengon me të gjitha format e mundshme, mohimin e të drejtës së votës në Kosovë. KQZ në të vërtetë me veprimet e veta në shtatë muajt e fundit e ka humb kuptimin e ekzistencës së vet. Atje bëhet çdo përpjekje që e drejta për të votuar të mohohet me çdo kusht”, tha Kurteshi në një konferencë për media.
Ai tha se problematikë është edhe bllokimi i publikimit të raporteve financiare të partive politike dhe bllokimi i aplikacionit për regjistrimin e mërgimtarëve për votim në Kosovë, raporton Kosova Press.
“Këto janë dy komuna që tani e shtatë muaj janë pa kryetar, sepse kryetarët kanë dhënë dorëheqje për të marrë poste në qeveri. Tani disa muaj pas shtyrjes kundërligjore të zgjedhjeve nga presidenti i Kosovës, kjo lëndë tani është duke pritur disa muaj në Gjykatë Kushtetuese, e cila po hesht dhe nuk jep verdiktin, ne e kemi ngrit në KQZ pesë herë radhazi çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve në këto dy komuna”, tha ai.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta