Çfarë po planifikon NATO? Avionët e zbulimit zhvendosen në Rumani

13 Janar 2023 | 13:28

Teksa lufta në Ukrainë duket se do të zgjasë gjatë, NATO ka vendosur që të zhvendosë disa prej avionëve të saj të zbulimit në Rumani. Avionët aktualisht ndodhen në Gjermani, por do të zhvendosen më afër Ukrainës me qëllim që të monitorojnë aktivitetin ushtarak rus.

Avionët e zbulimit me Sistemin Ajror të Paralajmërimit dhe Kontrollit (AËACS) pritet të arrijnë në Bukuresht të martën 17 janar, njofton NATO.

NATO do të vendosë avionë e vëzhgimit AËACS (Airborne Ëarning and Control System) në Bukuresht, Rumani. Avioni, i cili pritet të mbërrijë më 17 janar 2023, do të mbështesë praninë e zgjeruar të Aleancës në rajon dhe do të ketë për detyrë të monitorojë aktivitetin ushtarak rus.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, tha se vendimi i fundit i aleancës tregon se nuk ka dyshime në lidhje me vendosmërinë e NATO-s për të mbrojtur çdo centimetër të aleatëve.

“Teksa lufta e paligjshme e Rusisë në Ukrainë vazhdon të kërcënojë paqen dhe sigurinë në Evropë, nuk duhet të ketë dyshime lidhur me vendosmërinë e NATO-s për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të aleatëve”, Lungescu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026

“Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)

Një incident i pazakontë është regjistruar në orët e para të së premtes në një kamp të ushtrisë britanike në Wiltshire, ku dy ushtarë janë...
19:31 | 24/07/2026

Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë

Pesë oficerë policie britanikë janë plagosur pasi një varkë e Njësisë së Policisë Detare të Metropolitane u përplas me Urën Westminster në Londrën qendrore. Ngjarja...
19:23 | 24/07/2026