Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të premte ditën e 55-të të saj, ndërsa tubimi i sotëm përkon me mbledhjen e paradites të kryeministrit Edi Rama me grupin parlamentar dhe qeverinë, ku u prezantua dokumenti “Besa”.
Gjatë fjalës së tij në mbledhje, Rama u shpreh se i ka dëgjuar protestuesit, duke deklaruar se përmes kësaj proteste ka njohur disa realitete, ndërsa bëri edhe kritika ndaj administratës publike.
Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas iu drejtuan bulevardit, duke u ndalur para godinës së Kryeministrisë, ku vijuan me thirrjet kundër qeverisë dhe për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
“Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”, “Shqipëria e shqiptarëve, jo e tradhtarëve”, “Shqipëri e re”, “Opozitë e shitur”, ishin disa prej thirrjeve të protestuesve.
Tubimi vijon të zhvillohet prej 55 ditësh radhazi, ndërsa pjesëmarrësit shprehen se do të vazhdojnë protestën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, përfshirë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës.
Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 19:36 Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
- 19:31 “Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)
- 19:23 Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë
- 18:45 Trump: Nëse Rusia dhe Kina i japin armë Iranit, nuk do të jetë në interesin e tyre
- 18:15 73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër