Sinjale pozitive nga Greqia, Avdullah Hoti bisedë telefonike me Kyriakos Mitsotakis
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti njofton se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Ai shprehet se me homologun grek ka biseduar për një sërë tematikash, mes të cilave dialogun me Serbisë dhe procesin e liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës.
“Sot zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, me të cilin biseduam për zhvillimet politike në vend, thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, kryesisht në fushën ekonomike, procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave, me ç’rast Kosova tash e sa kohë i ka të plotësuara të gjitha kushtet”, shkruan Goti.
Shefi i ekzekutivit thekson se mbështetja e Greqisë për rrugën euroatlantike të Kosovës është thelbësore.
“Roli mbështetës i Greqisë për Kosovën është tepër i rëndësishëm, ngaqë është vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, organizata këto që Kosova aspiron të jetë pjesë e tyre”, thotë Hoti.
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, vizitoi të premten Prishtinën, nga ku tha se vendi i tij mbështet fort rrugën euro-atlantike të Kosovës.
Lexoni gjithashtu:
Ministri grek Dendias në Prishtinë: Të përkushtuar të ndihmojmë Kosovën në rrugëtimin euroatlantik
Ministrja Haradinaj-Stublla pret homologun grek Dendias: Vizita e tij ngjarje e veçantë për Kosovën
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta