SHBA: OKB-ja t’i nxisë talebanët të heqin kufizimet për gratë

13 Janar 2023 | 22:13

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), të premten, kanë inkurajuar Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) të miratojë një rezolutë që u bën thirrje autoriteteve të udhëhequra nga talebanët në Afganistan, të heqin kufizimet për gratë që punojnë për grupet e humanitare ose ndjekin universitetet dhe shkollat e mesme, thanë diplomatët.

Këshilli prej 15 anëtarësh u takua të premten më 13 janar – me kërkesë të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Japonisë – për të diskutuar lidhur me vendimet e administratës së udhëhequr nga talebanët islamikë, e cila mori pushtetin në Afganistan, në gusht të vitit 2021.

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield i tha Këshillit se duke pasur parasysh peshën e situatës, duhet të miratohet unanimisht një rezolutë që dënon kufizimet dhe bën thirrje për anulimin e menjëhershëm të tyre, thanë diplomatët.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse të gjithë anëtarët do ta mbështesnin një lëvizje të tillë formale nga Këshilli. Për miratimin e rezolutës janë të nevojshme nëntë vota pro dhe pa vetot nga Rusia, Kina, Britania, Franca apo Shtetet e Bashkuara.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026