Epidemiologu Dritan Ulqinaku: Pritet përkeqësimi i situatës, vështirë të ndajmë COVID-19 nga virozat

13 Tetor 2020 | 05:42

Në një intervistë për Euronews Albania, epidemiologu Dritan Ulqinaku, foli rreth përdorimit të detyrueshëm të maskave duke ju referuar fillimisht impaktit ekonomik që ato kanë.

Sipas tij nuk ka nevojë që maskat të jenë kirurgjikale, e rëndësishme është që maskat prej cope të lahen dhe hekurosen dhe e bëjnë punën e tyre, kështu që të gjithë mund të jenë në gjendje të vënën në zbatim përdorimin e maskave.

Masa e marrë sipas Ulqinakut është e drejtë duke qenë se Shqipëria po futet në një stinë ku risku i infektimeve është shumë i lartë. Ai sqaroi se spitalet po i afrohen kapacitetit maksimal dhe ndaj është e nevojshme që të merren masa.

“Shikojeni si një gjest reflektimi për të mos kaluar në gjëra të tjera të cilat mund të na pengojnë aktivitetet fizike dhe mentale të jetës tonë të përditshme”,- u shpreh Ulqinaku.

Mjeku sqaroi gjithashtu se edhe për njerëzit e sëmurë të cilët kanë probleme të ndryshme sa i përket furnizimit me oksigjen, mbajtja e maskës nuk përbën problem dhe nuk ka asnjë efekt negativ.

Së fundmi Dritan Ulqinaku tha se situata që po kalohet momentalisht është sfida e fundit me të cilën po përballemi dhe shpreson se do ta kalojmë me sukses.

“Shpresoj t’ia dalim por që momentalisht (situata) nuk është e favorshme. Unë në studion tuaj e kam deklaruar se afrimi i stinës së shirave bën që njerëzit të grumbullohen në makina, në ambiente të mbyllura dhe rrit shumë transmetushmërinë që reflektohet në shifrat e të paktën javës së fundit”,- përfundoi mjeku.

Tre ditë më parë kryeministri Edi Rama gjatë një konference për mediat së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu paraqiti masat anti-COVID të marra nga qeveria me qëllim përballimin e sfidës vjeshtë-dimër ku vendosja e maskës do të jetë me detyrim në çdo ambient, të brendshëm apo të jashtëm dhe masa ndëshkimore në formë gjobe do t’i vijë çdo qytetari bashkë me faturën e dritave.

 

Lexoni gjithashtu:

Masat anti-COVID, Rama: Nga java e ardhshme maska e detyruar kudo, gjoba do paguhet me faturën e dritave

Vendimi për mbajtjen e maskave, Artan Koni: Maskat prej cope nuk të mbrojnë

Maskat e detyrueshme, Fico: Masa është mirë-menduar, po punojmë të specifikojmë rastet kur mund të mos përdoret

Epidemiologia Daja shpjegon vendimin e qeverisë për maskat: Virusi qëndron në ajër më gjatë

Nga kjo javë të detyrueshme kudo, mjeku Shpëtim Qyra tregon sa mbrojtje të japin maskat

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026