Britania tërheq ambasadorin nga Teherani pas ekzekutimit të ish-zyrtarit
Britania e Madhe tërhoqi ambasadorin e saj në Teheran pas ekzekutimit të shtetasit britaniko-iranian Alireza Akbari, i dënuar për spiunazh.
Sekretari i Jashtëm britanik, James Cleverley, theksoi në një postim në Tëitter se Londra po mban përgjegjës regjimin iranian.
“Përgjigja jonë ndaj Iranit nuk është e kufizuar në veprimet e sotme. Ne po shqyrtojmë hapat e mëtejshëm”, shtoi ai.
Më herët, Britania vendosi sanksione ndaj Prokurorit të Përgjithshëm të Iranit, Mohammad Jafar Montazeri për varjen e shtetasit britaniko-iranian Alireza Akbari.
Siç u raportua në Teheran, ai u dënua me vdekje për akuzën e spiunimit për shërbimin e inteligjencës të qeverisë britanike.
Alireza Akbari ka mbajtur më parë një post të lartë qeveritar në Ministrinë e Mbrojtjes të Iranit nën presidentin e moderuar Mohammad Khatami dhe u arrestua tre vjet më parë gjatë vizitës në Teheran.
Lidhjet midis Londrës dhe Teheranit janë përkeqësuar muajt e fundit pasi përpjekjet për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të Iranit të vitit 2015, në të cilën Britania është palë, kanë ngecur. Britania ka kritikuar gjithashtu autoritetet iraniane për shtypjen e dhunshme të protestave të shkaktuara nga vdekja në paraburgim e vajzës kurde 22-vjeçare Mahsa Amini.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit