Ambasadorja Kim: Korrupsioni duhet të monitorohet periodikisht për t’u mbajtur nën kontroll

13 Tetor 2020 | 11:01

Ambasadorja Yuri Kim gjatë konferencës për korrupsionin në Shqipëri theksoi se ekzistojnë pengesa serioze që pengojnë të arrihet qeverisja e mirë e popullit shqiptar.

“Pandemia i ka bërë rreziqet edhe më të qarta. Çdo sektor i kujdesit shëndetësor është i mbushur me mundësi për korrupsion për shkak të përmasës së buxhetit të tij”,- u shpreh Kim.

Referuar pikërisht situatës së krijuar nga COVID-19, ambasadorja solli në vëmendje se korrupsioni në një kohë të tillë nuk është vetëm shpërdorim por mund të shkaktojë edhe vdekje.

Teksa u bazua te korrupsioni që bëhet në kufijtë mes vendeve ku njerëzit kalojnë përmes ryshfeteve Yuri Kim theksoi se rreziku është real.

Në fjalën e saj ambasadorja tregoi se të gjitha qeveritë kanë korrupsion dhe këtu nuk përjashtoi Shtetet e Bashkuara por sidoqoftë tha se mund të bëjmë diçka për këtë çështje.

“Qeveritë mund të kufizojnë mundësitë për korrupsion dhe mund të dënojnë ata që përdorin postin e tyre publik për të pasuruar veten ose partinë e tyre”,- tha Kim.

Së fundmi ambasadorja tha se Shqipëria duhet të paraqesë raporte të rregullta periodike sa i përket mbajtjes nën kontroll të situatës së krijuar nga lufta me korrupsionin.

“Kur të mund ta bëni këtë do të keni fituar besimin e njerëzve duke treguar që qeveria është llogaridhënëse para tyre, që qeveria nëse është në kahun e dikujt është në kahun e njerëzve”,- përfundoi Yuri Kim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026