Kombëtarja mendon për Lituaninë, Trashi dhe Seferi: Luajmë për tre pikë, objektiv vendi i parë në grup

13 Tetor 2020 | 11:18

Barazimi pa gola përballë Kazakistanit nuk ishte rezultati që prisnin edhe vete futbollistët e kombëtares. Për Lorenc Trashin skuadra meritonte fitoren pasi bëri një ndeshje të mirë  por tani nuk ka më kohë për të menduar për këtë ndeshje pasi përballja me Lituaninë është te dera dhe lojtarët kanë shume pak kohë në dispozicion për tu përgatitur.

“Jam i kënaqur edhe me një pikë, por në fakt doja dhe u futëm në fushë për tre pikët. I patëm të gjitha mundësitë për 3 pikët, pasi luajtëm më mirë se kundërshtarët dhe patëm më shumë raste. Duhet ta kishim fituar këtë takim, por duke parë që do të zhvillohen dhe 3 ndeshje të tjera, besoj që edhe një pikë është mirë. Shpresojmë për një fitore me Lituaninë”,- u shpreh Lorenc Trashi.

Pavarësisht rezultateve jo të mira në tre ndeshjet e para ku përfaqësuesja ka arritur një fitore, një humbje dhe një  barazim, Taulant Seferi ka besim që skuadra mund të arrijë objektivat.

 “Unë kam shumë besim te grupi i ri, pasi kemi një javë së bashku dhe atmosfera është shumë e mirë. Ka shumë kualitet në këtë skuadër. Do të japim maksimumin dhe shpresoj të dalim të parët në grup. Kemi skuadër me shumë kualitet, ndaj shpresoj që në fund të arrijmë objektivat tona”,- tha Taulant Seferi

Ndeshja përballë Lituanisë do të luhet të mërkurën në datën 14 tetor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026