Eksperti i ekonomisë Mateo Spaho tregon institucionet përgjegjëse për situatën që po kalojnë naftëtarët
Mateo Spaho, ekspert ekonomie tha për Euronews Albania se arsyeja pse naftëtarët kanë arritur në këtë pikë është prej kontratave që shteti ka sigluar me privatin në mënyrë jo transparente.
Sipas tij kontratat e naftëtarëve janë të panegociueshme ose të negociuara në mënyrë të dyshimtë.
Në fjalën e tij Mateo Spaho sqaroi se institucionet përkatëse shtetërore nuk e kanë bërë punën e tyre.
Ai ju referua Inspektoriatit të Punës si një institucion që duhej të verifikonte nëse punohet sipas kushteve dhe nëse zbatohet kontrata. Së dyti Spaho ju referua institucionit të tatim-taksave që duhet të verifikonte nëse kompania ka derdhur taksa.
“Po të shikojmë raportin ose një shumatore të pagesave të kompanisë kjo është 1/10 ose 1/12 e asaj që ka ndodhur me kompanitë koncesionare të viteve 2010-2013. Po flasim për Institutin e Sigurimeve Shëndetësore dhe Shoqërore që edhe ky (institucioni) duhet të shikonte dhe verifikonte”,- tha Mateo Spaho.
Ai nuk la pa përmendur edhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës si një tjetër institucion që sipas tij nuk e ka bërë punën e duhur sepse nuk ka mundur të verifikojë a po zbatohej plani i investimeve apo pagesat që kompania kishte premtuar se do të bënte.
“Përtej emergjencës së punëtorëve që absolutisht duhet të zgjidhet një orë e më parë dhe shteti duhet të ndërhyjë dhe ekonomikisht në këtë sens”,- u shpreh Spaho teksa sqaroi se e gjithë përgjegjësia duhet të bjerë mbi shtetin.
Së fundmi eksperti i ekonomisë ngriti dhe dyshimin se përse shteti për kaq shumë vite nuk e ‘ka vënë ujin në zjarr’ për taksat që kjo kompani nuk ka derdhur.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta