Frikë në Kiev, Rusia dhe Bjellorusia nisin stërvitjet ushtarake
16 Janar 2023 |
09:36
Rusia dhe Bjellorusia filluan këtë të hënë stërvitjet e përbashkëta ushtarake duke shkaktuar frikë në Kiev dhe Perëndim se Moska mund të përdorë aleatin e saj për të nisur një ofensivë të re tokësore në Ukrainë.
Rusia përdori fqinjin e saj Bjellorusinë si trampolinë për të pushtuar Ukrainën shkurtin e kaluar. Të dy vendet do të kryejnë stërvitje të forcave ajrore nga 16 janari deri më 1 shkurt duke përdorur të gjitha aeroportet ushtarake të Bjellorusisë.
Minsk pohon se stërvitjet janë “natyrë mbrojtëse” dhe se nuk ka plane të hyjë në luftë, duke akuzuar Ukrainën për “provokim.
LEXONI GJITHASHTU:
- Putin: Kievi të pranojë humbjen e territorit, Moska e hapur për dialog
- Hodhi fishekzjarre, banori i Kievit rrezikon dënimin me 5 vite burg
Lajme të Sugjeruara
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta