Pandemia e Covid-19, rritet numri i të prekurve në Kosovë

13 Tetor 2020 | 13:51

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë kryer 685 teste të dyshuara për Covid-19, ndërsa 98 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.

Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se një qytetar ka humbur jetën në Spitalin e Gjakovës, duke e çuar në 649 numrin e viktimave nga coronavirus, që nga fillimi i pandemisë.

Numri total i rasteve pozitive është 16.345, ndërkohë 37 pacientë janë shëruar nga komplikacionet e Covid-19.

 

Rastet pozitive:

Komuna Prishtinë 37 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një  rast komunat Hani i Elezit, Istog, Kamenicë, Klinë, Pejë, Shtime, Skenderaj dhe Suharekë.

Autoritetet shëndetësore ftojnë qytetarët të ruajnë distancën, të vendosin maskë dhe të shmangin frekuentimin e ambienteve, ku ka grumbullime masive të njerëzve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026