Lajçak në Prishtinë, Hoti i vendosur: Në tavolinën e bisedimeve ulemi vetëm për njohje reciproke
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak mbërriti të martën në Prishtinë për të diskutuar përparimin e bërë që nga rinisja e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja në muajin korrik, si dhe hapat e ardhshëm në negociatat e marrëveshjes gjithëpërfshirëse.
Pas takimit me Kryeministri Avdullah Hoti, ky i fundit mbajti një konferencë për media ku nënvizoi edhe një herë se Kosova në asnjë mënyrë nuk është duke e bllokuar dialogun.
Kryeministri i Kosovës deklaroi se është dakorduar edhe me partnerët ndërkombëtarë që Kosova do ulet në tavolinën e bisedimeve vetëm për marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke midis dy vendeve.
“Kosova për herë të parë ka qasje konstruktive në dialog, dhe nuk jemi duke e bllokuar atë. Pas dy viteve të bllokadës kemi hyrë në këtë proces dhe është mburri dakordim edhe me partnerët ndërkombëtarë që të ulemi në tavolinën e bisedimeve vetëm për marrëveshje përfundimtare për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe njohje reciproke”, tha ai.
Edhe Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
Në këtë takim, kryetarja Osmani ka thënë se çfarëdo marrëveshje, e cila nuk është e pranueshme për Kuvendin, do të mbetet e paratifikuar dhe rrjedhimisht e pazbatueshme. Në komunikazë për media, kryetarja Osmani citohet të ketë deklaruar se sistemi kushtetues i Kosovës dhe unitariteti i vendit janë të pacenueshëm dhe nuk duhet të jenë pjesë e negociatave.
Pas takimit me kryeministrin Avdullah Hoti dhe kryeparlamentaren Vjosa Osmani, si dhe takimit të mbajtur me dyer të mbyllura me disa organizata joqeveritare, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë/ Serbi, Miroslav Lajçak, ka përmbyllur takimet e sotme.
Ndërkohë, gjatë ditës së nesërme, ai do të ketë takime të tjera me zyrtarë të ndryshëm e liderë të partive politike, shqiptare, serbe e pakicave të tjera.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta