Shqiptari që i dha dritën jeshile qeverisë në Mal të Zi, në krye të Ministrisë së Brendshme

14 Tetor 2020 | 07:42

Kur mbeten vetëm pak ditë nga konfigurimi i qeverisë së re në Malin e Zi, mediat e vendit fqinj kanë deklaruar se Dritan Abazoviç do të jetë në krye të Ministrisë së Brendshme.

Sipas mediave malazeze, Abazoviç do të mbajë  dikasteret e Sigurisë; Ministrinë e Brendshme, të Mbrojtjes dhe agjencitë e shërbimit sekret.

Kreu i partisë “Ura” Dritan Abazoviç arriti të marrë 4 mandate në zgjedhjet parlamentare, duke u kthyer në një faktor të rëndësishëm në formimin e koalicionit qeverisës në Malin e Zi.

Dritan Abazoviç, i lindur në Ulqin nga një familje shqiptare, nxiti mjaft debat në komunitetin shqiptar për faktin se në një intervistë televizive pati theksuar prejardhjen serbe të Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Në fund të vitit të shkuar mori gradën doktor shkencash në Universitetin e Sarajevës, ndërsa pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri, kontribuoi në grumbullimin e ndihmave nga Mali i Zi duke vizituar personalisht Durrësin. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026