Nga nesër maskat me detyrim edhe në rrugë, qytetarët dynden nëpër farmaci
Nga nesër maskat do të mbahen edhe në ambiente të jashtme. Çdo qytetar që shihet pa një maskë do të gjobitet.
Nga një vëzhgim që Euronews Albania ka bërë që në orët e para të mëngjesit, është vënë re se në farmaci ka pasur një rritje të numrit të qytetarëve që janë drejtuar për të blerë një maskë prej tekstili.
Shtimi i rasteve të personave të infektuar më COVID-19 bëri që kryeministri Edi Rama të merrte vendimin për përdorimin e detyrueshëm të maskave kudo, në ambientet e brendshme dhe të jashtme.
Në një komunikim me mediat rreth një javë më parë, kreu i qeverisë deklaroi se vendosja e maskës do të jetë me detyrim në çdo ambient, të brendshëm apo të jashtëm dhe masa ndëshkimore në formë gjobe do t’i vijë çdo qytetari bashkë me faturën e dritave
“Një mbyllje e përgjithshme nuk do të kursejë askënd. Më mirë sot të hedhim një hap tjetër dhe të jemi solidarë sesa nesër të gjendemi brenda mureve dhe të shikojmë rihapjen e kanalit prej nga do të rrjedhin të ardhurat e familjes”, u shpreh kryeministri,
Qytetarë të pyetur më herët nga Euronews Albania janë shprehur skeptikë lidhur me këtë masë të fundit të ndërmarrë nga qeveria, duke theksuar se kostoja e maskave do të jetë e papërballueshme për ta.
Edhe kreu i PD, Lulzim Basha është ka qenë kritik ndaj vendimit të rivalit të tij politik i cikli sipas tij duhet tu sigurojë maska falas të moshuarve, mësuesve dhe të gjithë personave që janë më të ekspozuar ndaj virusit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta