Këshilltari i Zelensky jep dorëheqjen pas komenteve për Dnipro
Këshilltari presidencial ukrainas Oleksiy Arestovych ka ofruar dorëheqjen e tij pasi deklaroi se një raketë ruse që goditi një ndërtesë në Dnipro, duke vrarë 44 persona, u qëllua nga Kievi.
Arestovych kërkoi falje dhe tha se kishte bërë një “gabim themelor”.
Deklarata shkaktoi zemërim të gjerë në vend dhe u përdor nga zyrtarët rusë për të fajësuar Ukrainën.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky nuk ka komentuar ende vendimin e Arestovych për të dhënë dorëheqjen.
Disa orë pasi sulmi raketor i së shtunës goditi një ndërtesë apartamentesh në Dnipro, Arestovych fillimisht tha se dukej se raketa ruse kishte rënë mbi ndërtesën pasi u rrëzua nga mbrojtja ajrore ukrainase.
Ukrainasit reaguan me zemërim ndaj komenteve tw para të Arestovych, me disa që e akuzuan atë për forcimin e pozitës së propaganduesve rusë. Disa deputetë ukrainas nënshkruan një peticion që kërkon që Arestovych të shkarkohet si zyrtar i qeverisë.
Ai më vonë postoi një letër duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe tha se kishte bërë një “gabim thelbësor”.
“U kërkoj ndjesë të sinqertë viktimave dhe të afërmve të tyre, banorëve të Dnipros dhe të gjithë atyre që u lënduan thellësisht nga versioni im i gabuar i parakohshëm i arsyes së raketës ruse që goditi një ndërtesë banimi”, shkroi ai në një postim të gjatë në Telegram.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)