Dezerton ish-kreu i “Wagner”, denoncon krimet e luftës në Ukrainë

17 Janar 2023 | 16:46

Një ish-komandant i grupit paraushtarak rus “Wagner” ka kërkuar azil në Norvegji pasi dezertoi kompaninë e mercenarëve.

Andrey Medvedev, 26 vjeç, kaloi kufirin për në Norvegji të premten e kaluar, kur dhe u arrestua nga garda kufitare.

Aktualisht, ai po mbahet në Oslo, ku përballet me akuzën e hyrjes ilegale në vendin nordik. Avokati i tij tha se klienti kishte braktisur “Wagner” pasi kishte parë krimet e luftës në Ukrainë.

Medvedev është një ish-ushtar i forcave të armatosura ruse, që ka kaluar një kohë të gjatë në burg në periudhën 2017-2018, përpara se të bashkohej me grupin e mercenarëve.

Ai u vendos në krye të një divizioni të “Wagner” në Ukrainë, ku kompania ushtarake private e furnizonte me rreth 40 trupa çdo javë.

Në një video të postuar nga shoqata humanitare ruse “Gulagu” në rrjetet sociale, Medvedev deklaron se ishte larguar nga Ukraina në nëntor, pasi ishte informuar se grupi synonte ta zgjaste kontratën e tij në pafundësi.

Pasi kaloi dy muaj nën tokë në Rusi, ai kaloi kufirin drejt Norvegjisë javën e kaluar.

Avokati i tij tha gjithashtu se 26-vjeçari kishte parë një seri krimesh lufte në Ukrainë, përfshirë dezertorë që ekzekutoheshin nga shërbimi i brendshëm i sigurisë së “Wagner”.

“Me pak fjalë, ai u ndje i tradhtuar dhe donte të largohej sa më parë”, tha përfaqësuesi ligjor i ish-ushtarakut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet...
15:52 | 24/07/2026

Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)

Më shumë se 400 persona janë evakuuar me varka drejt skelës së Arcachon për t’i shpëtuar zjarrit të madh që ka përfshirë gadishullin Cap Ferret...
15:24 | 24/07/2026

Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet

Autopsia e Daniel Siad, agjentit të modelimit që dyshohej se kishte lidhje të ngushta me Jeffrey Epstein dhe rekrutonte gra të reja në emër të...
15:16 | 24/07/2026