Bjellorusia, jashtë luftës, Tikhanovskaya: Trupat tona pro-ukrainase

29 Nëntor 2022 | 20:30

Ukrainasit kanë frikë se Rusia mund të hapë një front të ri lufte nga Bjellorusia, duke përfshirë direkt trupat bjelloruse.

Deri më tani, presidenti Lukashenko është shfaqur ngurrues për të dërguar ushtarët e tij në Ukrainë, edhe për shkak se ai nuk u beson shumë atyre. E këtij mendimi është disidentja bjelloruse, Svetlana Tikhanovskaya.

“86% e bjellorusëve janë kundër pjesëmarrjes së trupave tona në këtë luftë. Ushtria jonë është pjesë e shoqërisë sonë. Ata nuk duan të përqafojnë rrymën anti-ukrainase. Ndaj, dyshoj se ushtria jonë mund të detyrohet të bashkohet me atë ruse në territorin tonë. Ushtarët tanë do të dezertojnë, do të ndërrojnë krah, ose do të fshihen”- thotw Svetlana Tikhanovskaya, kryetare e opozitës bjelloruse.

A keni partizanë në Bjellorusi?

“Po, ne kemi partizanë. Është detyra jonë të kemi. Ata shkatërruan hekurudhat për të ngadalësuar furnizimet ruse që përmes vendit tonë kalonin në Ukrainë”- theksoi Tikhanovskaya

Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, 64-vjeçari Vladimir Makei, vdiq vetëm pak ditë më parë si pasojë e një ataku në zemër. Sipas Tikhanovskayas, ai ishte një figure ambigue e nomenklaturës së Lukashenkos.

“Më duhet të them se ishte një figurë kontradiktore. Pasi në 2020-n shumë njerëz besuan se ai do të ishte me popullin, se do të rreshtohej përkrah zhvillimeve demokratike të vendit tonë. Por ai zgjodhi krahun tjetër. Që prej 2020-s ai ishte pjesë e regjimit. Për momentin nuk i njohim rrethanat e vdekjes. Ai pësoi një atak në zemër, por kush e di…”- shtoi Svetlana Tikhanovskaya.

Me një opozitë në rritje në shtëpi, vdekjen e ministrit, luftën në Ukrainë dhe marrëdhëniet me Putin e kanë bërë Lukashenkon një figurë politikisht të izoluar, që po përballet me sfida më të mëdha se ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit

Komanda Qendrore e SHBA-së, CENTCOM,  tha të martën vonë se ka përfunduar një raund shtesë sulmesh kundër Iranit, duke goditur “dhjetëra objektiva ushtarake” pranë Ngushticës...
07:51 | 15/07/2026

Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë

Gati 6 mijë të rinj kanë kërkuar të përjashtohen nga shërbimi ushtarak për arsye morale ose fetare, pavarësisht politikës së re të rekrutimit të pjesshëm....
07:46 | 15/07/2026

Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh

Kina ka ndaluar një sizmolog amerikan, i cili monitoron testet bërthamore për gati dy vjet, nën akuzat për spiunazh, thotë familja e tij. Chen Youlin,...
07:40 | 15/07/2026