“Referendum për datën e Çlirimit”, Ndregjoni: Të jetë 8 maji i 1945-ës
Besim Ndregjoni, kryetar Mbarëkombëtar i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë tha në Euronews Albania se 29 Nëntori nuk duhet të shpallej Ditë e Çlirimit.
Ndregjoni theksoi se 29 Nëntori është data që simbolizon hyrjen e komunistëve në vend.
Sipas tij, në vend të kësaj date, Çlirimi duhet të shpallej data 8 maj 1945 siç e ka Evropa.
“Dita 29 nëntori nuk mund të quhet një ditë çlirimi, një ditë që vjen me vrasje, reprezalje, zhdukje kufomash dhe vendoset diktatura komuniste. Kjo datë është dhe data e çlirimit të Jugosllavisë. Shqipëria është krenare që mori pjesë në koalicionin antifashist. Si data e çlirimit të Shqipërisë duhet të jetë data 8 maj i 1945-ës siç e ka gjithë Europa. Kur u largua gjermani, unë kam një dokument nga gjermanët që deklaron se është larguar nga Shkodra ditën e Krishtlindjeve. Shoqëria shqiptare sot është e ndarë në të përkëdhelurit komunistë që kanë pushtetin dhe ne që përballuam diktaturën dhe ende s’kemi gjetur eshtrat e të afërmve që na i zhduku komunizmi. Të bëhet një referendum mbarëkombëtar për të përcaktuar datën e çlirimit”, u shpreh Ndregjoni.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës