Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë
Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Final O’clock”, duke arrestuar pronarin e një argjendarie, i dyshuar për shitjen e bizhuterive dhe orëve luksoze të kontrabanduara dhe të vjedhura jashtë vendit.
Në pranga ka rënë shtetasi A. M., 39 vjeç, banues në Lezhë ndërsa sipas policisë, 39-vjeçari shiste në argjendarinë e tij bizhuteri floriri dhe ora dore të markave luksoze, të cilat dyshohet se ishin vjedhur jashtë Shqipërisë dhe më pas ishin kontrabanduar në vend.
Gjatë kontrollit në subjekt, uniformat blu sekuestruan 133 ora dore të markave luksoze, pa dokumentacion që provon origjinën e tyre, bizhuteri floriri me peshë rreth 3.3 kilogramë, pa faturat përkatëse të blerjes, si dhe 270 500 lekë dhe 2 700 euro, të dyshuara si të ardhura nga kjo veprimtari kriminale.
Sipas vlerësimeve paraprake, sendet e sekuestruara kanë një vlerë totale prej rreth 300 mijë eurosh.
Policia bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar me 39-vjeçarin.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.
Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
Veliaj reagon pas vendimit të Gjykatës Administrative: Padia për Dadon nuk u lejua të shqyrtohej
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)