Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022, duke e cilësuar largimin e tyre si një akt politik.
Duke folur në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, Kurti tha se institucionet nuk mund t’i detyrojnë ata të rikthehen, pasi sipas tij largimi ishte një vendim individual dhe politik, ndërsa rikthimi duhet të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e vendit.
“Kishim të drejtë politike t’iu thoshim mos shkoni, por s’kemi të drejtë kushtetuese e ligjore t’iu themi kthehuni. Largimi i tyre ka qenë akt politik, individual, ndonëse i organizuar, por kthimi është çështje ligjore dhe kushtetuese. Nuk mund të ketë kthim që i mbivendoset Kushtetutës e ligjit”, tha Kurti.
Ai i bëri thirrje Këshillit Gjyqësor të Kosovës që të miratojë dorëheqjet e tyre dhe t’ia dërgojë Presidentes në detyrë dekretin për shkarkimin e tyre.
Më herët gjatë ditës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk arriti të marrë një vendim për këtë çështje, pasi mbledhja u bojkotua nga të paktën dy anëtarë të këtij institucioni.
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 15:48 Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)